close
Sport

Eliminohen Chelsea dhe Bayern Munich

Championsi

SOT KOMPLETOHEN ÇIFTET E GJYSMËFINALES SË LIGËS SË KAMPIONËVE

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në mbrëmjen e së martës u mësuan dy skuadrat e para që u kualifikuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa dy skuadra tjera do të mësohen sonte

Mbrëmë 13 herë kampioni evropian Real Madridi, e eliminoi kampionin në fuqi të Europës ekipin e Çellzit me rezultat të përgjithshëm 5:4 , në një ndeshje dramatike pasi skuadra mysafire kishte epërsi prej tre golave . Megjithatë një gol i shënuar nga Rodrygo 10 minuta para fundit të kohës së rregullt ktheu në lojë Realin e Madridit, që në ato momente arriti që të sigurojë edhe një 30 minutësh tjetër, dy herë nga 15 minuta, e ku sërish ishin”madrilenët” që buzëqeshën, pasi një gol tjetër i Karim Benzemas u siguroi atyre kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, gjiganti gjerman Bayern Munich u shokua mbrëmë, ku në rezultat të përgjithshëm 2:1 u eliminua nga skuadra spanjolle Villarreal.

Villareal barazon me rezultat 1:1 dhe falë fitores (1:0) në takimin e parë kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në futboll!

Ndërkaq, të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku do të spikat derbi mes kampionit aktual spanjoll, Atletico Madrid, dhe kampionit aktual anglez, Manchester City.

Krahas kësaj ndeshje do të zhvillohet edhe takimi tjetër në stadiumin “Anfield Road”, ku gjiganti anglez Liverpool pret në shtëpi skuadrën e Benficas.

Në takimet e para të çerekfinales, Manchester City e mposhti me rezultat minimal 1:0 Atleticon, kurse Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Benficas.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve e gjeni më poshtë.

21:00 Atletico Madrid – Manchester City (Stadiumi Wanda Metropolitano)

21:00 Liverpool – Benfica (Stadiumi Anfield Road).

/KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia