close
Teknologji

Elon Musk ofron 41 miliardë Dollarë për të blerë Twitterin

Tesla Gigafactory – Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ofruar 41 miliardë Dollarë për të blerë rrjetin social Twitter.

Musk thotë se Twitter ka potencial të madh të cilin ai do ta fuqizojë akoma më shumë.

Njeriu më i pasur i botës e bëri publike ofertën e tij ditën e sotme. Ndërsa në datë 4 Prill, Musk bëri të ditur se zotëron 9% të aksioneve në Twitter.

Pasi bëri publike aksionet e tij, ai filloi të bënte thirrje për ndryshime në këtë rrjet social, duke filluar që nga selia qendrore e kompanisë deri tek shtimi i opsioneve dhe komandave të reja në Twitter.

Pas ofertës zyrtare që ka bërë, mbetet për t’u parë nëse bordi i kompanisë do të pranojë shitjen e Twitter për 41 miliardë Dollarë. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia