close
BotaRajoni

EMA NIS HULUMTIMET PËR “MOLNUPIRAVIR” – ILAÇIN KUNDËR COVID-19

no thumb

EMA do të vlerësojë cilësinë dhe sigurinë e ilaçit, i cili do të duhet të merret dy herë në ditë, si vegël kundër virusit korona.

EMA

“Agjencia do të vlerësojë përbërësit e “molnupiravir” sipas standardeve të zakonshme të Bashkimit Evropian për efikasitet, siguri dhe cilësi. EMA nuk mund të vlerësojë për sa kohë do të rrumbullakësohet procesi, por presim për periudhë më të shkurtër se zakonisht, sepse një pjesë e hulumtimeve tashmë janë kryer.”

Derisa vaksinat vazhdojnë të mbeten arma kryesore kundër Covid-19, tableta eksperimentale nga Merk mund ta ndryshojë rrjedhën e pandemisë, pasi studimet e vazhdueshme treguan se ilaçi mund t’i përgjysmojë mundësitë për vdekje nga sëmudja ose mjekim spitalor. Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut paralajmëruan se do të ketë furnizime me “molnupiravir”, me rekomandim që të merret në pesë ditët e para pas diagnostifikimit të sëmundjes./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia