close
Vendi

EMËROHET DREJTOR I RI I U.D. NP HIGJIENA KOMUNALE-SHKUP, ZUHDI ENUZ

269387125_4739389456108788_2066933786834047370_n (1)

Gjatë ditës së sotme, i emëruari i ri u.d Drejtor i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, zyrtarisht e mori funksionin nga Drejtori i deritanishëm, Abdusamed Shabani.

Enuz dhe Shabani biseduan për aktivitetet lidhur me mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale, si dhe për sfidat për udhëheqjen e re me njërën nga ndërmarrjet publike më të mëdha, e cila është me rëndësi vitale për funksionimin e qytetit të Shkupit.

Zuhdi Enuz është jurist i diplomuar, ndërsa deri tani ka qenë aktiv në sektorin afarist privat si menaxher i më shumë kompanive./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia