close
Rajoni

EMËROHET I DËRGUARI I POSAÇËM I BRITANISË PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Press statement by Air Chief Marshal Sir Stuart Peach, Chairman of the NATO Military Committee

Sir Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e përkushtuar ndaj sigurisë europiane. Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e Stuart do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të promovuar integrimin euro-atlantik të këtij rajoni, ka thënë Johnson. 65-vjeçari, do të marrë rolin e ri pasi dha dorëheqjen si Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s në fillim të këtij viti, një pozicion që ai e mbajti që nga viti 2018.

Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin  2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcave  ajrore të NATO-s në Kosovë.

Emërimi i Peach është përshëndetur nga ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në Tëitter ka thënë: “Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aktorët kryesorë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë mbështes fuqimisht emërimin e Sir Stuart Peach si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. Përvoja e tij në ushtri dhe NATO do të jetë një pasuri e padiskutueshme për procesin e dialogut. Kosova ju mirëpret”, ka thënë ai.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia