close
Ekonomi

EMETIMI I EUROBODNDIT TË RI: PARALAJMËRIMET E LSDM-së

euro1-696×485-2

Emetimi i Eurobondit ka hasur në kritika të ashpra të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Sipas saj ky është një krim financiar. Ndërkaq, ministry i Financave, Kiril Minovski, ka ripohuar se kjo letër me vlerë është  vënë në qarkullim konform ligjit dhe dëshmon se investitorët kanë besim në politikat ekonomike të kësaj qeverie.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë,  ka akuzuar ministrin e Financave, Kiril Minovski se, sikurse thuhet, i ka gënjyer kreditorët e huaj dhe median, se nga Ministria e Drejtësisë është siguruar mendimi i nevojshëm për vlerën juridike të eurobondit.

Deklaratën e kryefinancierit të vendit se në mënyrë plotësuese do këtkojë mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, socialdemokratët e cilësojnë si skandaloze dhe shkelje direkte të Ligjit për Borxh publik. Me këtë rast kjo parti kritikon edhe heshtjen e numrit një të Drejtësisë, Ministrit Valdet Xhaferri dhe me këtë rast atij i rikujtohet se duhet të mendohet mirë  gjatë marrjes së vendimit  -nëse do të bëhet bashkëpjesëmarrës  në kryerjen e asaj që kjo parti e quan krim financiar, për shkak se sa i përket borxhit të jashtëm  në buxhetin për këtë vit  zëri është 370 milion euro.

Së këndejmi, LSDM-ja tërheq vërejtjen se palët e implikuara në emetimin e jashtëligjshëm të eorobodnit prej 450 milion eurosh do të ballafaqohen me marrjen  në përgjegjësi.

Reagimi pason një deklaratë të ministrit të Financave, Kiril Minovski, për portalin Telegraf, sipas të cilit eurobondi është emetuar në mënyrë të ligjshme  dhe, sipas tij, për të mbretëron një interes i madh në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu kjo, sipas Minovskit, dëshmon se investitorët kanë besim në politikat ekonomike të kësaj qeverie. Ministri Minovski siguron se me eurobondin, borxhi publik  do të jetë nën 50 për qind. Me një pjesë të mjeteve të tij po ashtu do të shlyhen edhe rreth 180 milionë euro detyrime. /Xh. I. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia