close
Vendi

EMIGRANTËT:13 KËRKESA PËR AZIL

makedonija-migranti-reuters-main_1

Në Maqedoni, vazhdon trë rritet numri i emigranëtëve nga Lindja e mesme të cilët për t’i ikur konfliktit dhe për të gjetur një jetë më të mirë, mësyjnë vendet e Evropës, duke kaluar edhe nëpër Maqedoni.  Mirëpo, ka edhe të tillë, që dëshirojnë të mbeten këtu. Kështu,përpos 7 mijë emigranëtëve që kanë kërkuar lejeqëndrimi, 13 të tjerë kanë kërkuar Azil në vendin tonë. Policia ka bërë të ditur se dy pjesëtarë të saj, janë munduar të mashtrojnë emigrantët.

Mbi 1000 emigrant ilegal për një natë janë futur në Maqedoni, ndërsa nga dita në ditë po rritet presioni në kufirin jugor. Masa e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika është gjithnjë në rritje.

Policia greke nuk ka sigurim adekuat të kufirit jugor dhe mbi këtë bazë ndërtohet arsyetimi i policisë maqedonase për përforcimet në kufi.

 

Përgjithësisht, emigrantët ilegal Maqedoninë e shfrytëzojnë si një vend transit, por dje janë dorëzuar edhe kërkesat e para për azil.

Që nga miratimi I Ligjit për azil 13 emigrantë kanë kërkuar azil,kurse janë dhënë mbi 7 mijë vërtetime për qëndrim të përkohshëm.Gati 5 mijë janë sirianë,rreth 500 janë nga Afganistani,Iraku dhe Somalia kurse më pak nga Palestina.Shumica prej tyre janë të vendosur në qendrën për strehim në Gazibabë ku këtyre ditëve gjatë Ramazanit nga OJQ dhe vullnetarë organizohen iftare për ta dhe ndihma të tjera derisa qëndrojnë në Maqedoni.

Ndërkohë në Gjevgjeli janë zbuluar dy punonjës të policisë të cilët kanë tentuar që ti mashtrojnë emigrantët me qëllim të përfitimit.Policët kanë qenë mirë të organizuar duke ua siguruar dokumentet e nevojshme për parashtrimin e kërkesave për azil kurse nga emigrantët kanë kërkuar 450 euro.Janë kapur nga kolegë të tyre gjatë dhënies së dokumenteve.Policët e infiltruar në mashtrim gjenden në paraburgim kurse sirianët e mashtruar pasi janë marrë në pyetje nga prokurori janë vendosur në Qendrën për të huaj në Shkup.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia