close
Sport

ENIS BARDHI: UNË JAM MË SHUMË I GËZUAR QË JAM PJESË E KËTIJ GRUPI

5311EE80-795C-4A7B-8E33-1AE12FD8CF2D

KOSTADINOV: DUHET TË PËRMIRËSOJMË GABIMET


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në Bukuresht vazhdon përgatitjet  finale  pë ndeshjen e parë të Kampionatit Europian  në futboll  që  fillon  nga  data 11 qershor.  Njëri ndër shtyllat e  kombëtaresë tone Enis Bardhi  shprehet  se  se ky kampionat  është ndryshe  nga  ia   që zhvilloi  U-17  para  katër viteve në poloni nga  shkaku  se  në Euro 2020  marrin pjesë 24 kombëtaret më mira  të Europës.

 

 “Nuk është e njëjtë si të kualifikohesh me gjeneratën U21 dhe ekipin e parë. Normal nuk harrohet ai kualifikim dhe ajo histori që kemi bërë me U21. Mirëpo kjo është diçka tjetër, një ndjenjë tjetër. Unë mendojë se i kemi 3 ndeshje shumë të vështira dhe nuk duhet me anashkalue asnjërën. Por që Maqedonia është me shumë vullnet dhe shumë ambicje që të jep maksimumin në secilën ndeshje. A do të jem startues ose jo, nuk preokupohem shumë, pasi që ajo është një gjë që trajneri duhet me vendos. Unë jam më shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi, e këtij suksesi edhe shpresojë që të kemi shëndetin të gjithë dhe të japim maksimumin në fushën e gjelbër” ka deklaruar futbollisti Enis Bardhi. 

Edhe  futbollisti  tjetër I kombëtares  tone  Tihomir Kostadinov,   se miqësprja e  fundit që u zhvilliua në Shkup ka motuivuar jashtë mase ndaj edhe  shpreson në suksese tëi Maqedonisë së Veriut.

Këto ndeshjet, miqësoret, ishin një hyrje e mirë për Kampionatin Evropian. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë, e dinim se janë miqësore , mirëpo sfida me Kazakistanin na ka ndihmuar për kthyer vetbesimin. Kishim përgatitje të mirë në këto dy javë sa jemi bashkë…..Çdo ndeshje do të jetë i vështirë pasi që për ne do të jetë një sfidë e madhe për shkak se jemi për  herë të parë në një garë të tillë dhe çdo përballje e presim me nxitje dhe emocione. Austria na mundi në dy ndeshjet , mirëpo kjo është ndeshje e re. Duhet të përmirësojmë gabimet dhe maksimalisht të përgatitemi që të fitojmë këtë sfidë.
Maqedonia e Veriut ndeshjen e parë n♪7 Euro 2020  do ta zhvilloj të dielën kundër Austrisë  me fillim në orën 18:00, në stadiumin Kombëtar në Bukuresht. /KlanMacedonia
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia