close
Vendi

ERA E KA PASTRUAR AJRIN NË SHKUP

714773AC-613D-4E50-87CE-F0FA6656666D

AUTORITETET BESOJNË NË MASAT E TYRE


Ndoshta për shkak të ditëve të shumta me erë ose si rezultat i masave që autoritetet e qytetit i ndërmarrin kundër ndotjes së ajrit, është fakt se gjatë këtij dimri shkupjanët kanë ajër më të pastër dhe mund të numërojnë më pak ditë me ndotje enorme, në krahasim me vitet e kaluara. Ministri i deritanishëm i ekologjisë Jani Makraduli në bisedë për Tv Klan Maqedoni thotë se është i kënaqur nga shkalla e deritanishme e eliminimit të ndotësve, para së gjithash e sistemeve për ngrohje në shkolla dhe në çerdhe.

Duke parë nga mali Vodno, rrallëherë në Shkup mund të ketë pamje të qarta të ndërtesave, urave, parqeve, madje edhe e veturave në rrugë, siç ishte sot. Si rralleherë mund ta shihni ballkonin tuaj, madje edhe ngjyrën e ulëseve në stadiumin e qytetit. Zakonisht në dimër pamja nga Vodno është e mjegullt, ndërsa shpesh Shkupi është i zhytyr në smog të plotë. Përgjigjen e pyetjes kujt i referohet përmirësimi i cilësisë së ajrit këtë vit varet nga këndvështrimi.

QYTETAR, VIZITOR NË VODNO

“Më së shumti kemi fat me motin sepse këtë dimër moti ishte i ngrohtë, nuk ka pasur mjegull, nuk kishtë gjëra të tjera dhe për këtë arsye e shihni në Vodno dhe në Shkup është pastër…

-A mendoni se do të nevojitet periudhë e gjatë që të ndryshojnë shprehitë për ngrohje, të përdoren energji më të pastra?

Unë mendoj se kjo është e papërfillshme, përveç automjeteve që do të bënin rrëmujat më të mëdha në qendër dhe moti me mjegull, gjërat tjera janë të papërfillshme. Fabrikat, si ajo e çimentos dhe të tjerat duhet që rregullisht t’i ndërrojnë filtrat, të vendosin pastrues. Nuk do të thoja se ngrohja është faktor i rëndësishëm.”

Ministri i deritanishëm i ambientit jetësor Jani Makraduli ka qëndrim më ndryshe.

JANI MAKRADULI, ISHMINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Numri më i vogël i ditëve me ndotje enorme është pasojë e programit për ajër të pastër. Nuk ekziston zgjidhje tjetër përveç eliminimit të burimeve të ndotjes. Sot nuk ka shkollë ose çerdhe në komunën Qendër ose Karposh që shkakton ndotje, në komunën e Aerodromit gjithashtu. Spitali në Çair, gjinekologjia, është i lidhur me sistemin e gazsjellësit.”

Për të bërë krahasim, nga 100% ndotës të ajrit në Shkup, Makraduli pohon se janë eliminuar rreth gjysma.

JANI MAKRADULI, ISHMINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Në krahasim me dimrin e fundit të qeverisë së mëparshme dhe dimrit të fundit kur unë kam qenë në Ministri dhe e kam  udhëhequr planin për ajër të pastër ka përqindje të uljes në komuna të caktuara deri në 56%.”

Megjithatë Maqedonia e Veriut edhe më tej ka detyra serioze para saj që t’i arrijë standardet ekologjike të Evropës. Sot nga Vodno ndoshta dukej qartë në largësi, por në afërsi pamja nuk tregon ndryshim të dukshëm të shprehive të këqia të vizitorëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia