close
Bota

ERDOGAN: MOS BLINI MALLRA FRANCEZE

TURKEY-POL?T?CS-PARTY

Presidenti turk Tayyip Erdogan të hënën u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallra franceze, derisa ka vazhduar kritikat ndaj liderit të Francës, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve. Franca u kërkoi vendeve të Lindjes së Mesme t’u japin fund thirrjeve për bojkotin e mallrave të saj. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili mbrojti të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme franceze u shpreh se “thirrjet e pabazuara për bojkotin e mallrave po nxiteshin nga një pakicë radikale”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia