close
Bota

ERDOGAN: S’DO BËHEMI ‘DEPO REFUGJATËSH’ NË EVROPË

4C6C454A-4724-4E4D-A3AA-418C5DA445AA

TURQIA EVAKUON RRETH 200 VETA NGA KABULI


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të respektojë detyrimet e veta ndaj refugjatëve ndërsa situata në Afganistan është kaotike, kurse Greqia tha të mërkurën se migrantët afganë mund t’i kthejë në Turqi.

Agjencitë e lajmeve citojnë presidentin turk të ketë deklaruar gjatë një bisede telefonike me kryeministrin grek Micotakis, se ‘shpallja e Turqisë zonë e sigurt nuk e liron Bashkimin Evropian nga detyrimet ndërkombëtare’. Radioja shtetërore në Ankara, ndërkaq ka cituar Erdoganin, pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial, të ketë thënë se ‘Turqia nuk ka asnjë detyrë, përgjegjësi apo detyrim të jetë depoja e refugjatëve në Evropë’. Komentet e tij lidhen me problemin e shkaktuar nga triumfi i talibanëve dhe vala e afganëve që po përpiqen të arratisen duke kërkuar strehim në vende të tjera, por edhe fërkimet Ankara-Athinë rreth një marrëveshje të vitit 2016  të Turqisë me BE-në me të cilën parashikohet kthimi I refugjatëve jo të rregullt’ nga ishujt grekë – në Turqi. Po ashtu, media turke raporton se në kuadër të operacionit të evakuimit të shtetasve turq nga Afganistani, deri tani janë sjellur rreth 200 veta. Vetëm të premten me një avion transportues të Forcave Ajrore Turk janë riatdhesuar 160 shtetas të tjerë. Fillimisht ata ishin dërguar në Pakistan dhe prej andej – në Stamboll./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia