close
Rajoni

ERDOGANI NË SARAJEVË: MBËSHTES SOVRANITETIN E B e H

30BA56D8-48CE-4258-905C-BCED93219E47

“MBËSHTETJE TË PAKONTESTUESHME POLITIKE DHE EKONOMIKE PËR B e H”


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka përfunduar vizitën njëditëshe në Bosnjë e Hercegovinë. Ai ka mbajtur një takim me tre anëtarët e Kryesisë së këtij vendi ku është theksuar rëndësia e takimeve tripalëshe Turqi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi e Kroaci. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës, pa marrë parasysh vendimin se përfaqësuesit e entitetit nga Republika Sërpska bojkotojnë punën e institucioneve shtetërore.

Të rritet këmbimi tregtar deri në një million euro, të fillojë ndërtimi i rrugësnga Beogradi në Sarajevë, por edhe të mbështeten synimet euro-atlantike, janë qëllimet e Turqisë në Bosnjë e Hercegovinë

REXHEP TAIP ERDOGAN – PRESIDENT I TURQISË

“Konfirmuam mbështetjen për B e H në integrimet euroatlantike, integritetit territorial dhe unitetit politik dhe sovranitetit. Ky është celësi i paqës rajonale. Do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë në ruajtjen e stabilitetit rajonal”

Nikoqirët kanë theksuar se nuk është lehtë të realizohet rritja e përshpejtuar ekonomike në Bosnjë e Hercegovinë. Investitorët turq përballen me probleme.

ZHELJKO KOMSHIQ – KRYESUESI I PRESIDENCËS SË B e H

“Problemi me të cilën përballet, për shembull një Bankë turke, që dëshiron të rris kapitalin, e që nuk ka mundësi të realizohet. Në Federatën e B e H ende nuk ka përfunduar procesi i emërimit të Komisionit për letra me vlerë”

Presidenti turk, gjatë press-konferencës, kishte mundësi të sheh se si duket debati për disa cështje politike në Bosnjë e Hercegovinë. Anëtarët e presidencës kishin debatuar rreth disolucionit – shpërbërjes së mundshme.

SHEFIK XHAFEROVIQ – ANËTAR I PRESIDENCËS SË B e H

“Disolucioni përmes paqës nuk është i mundshëm. Kjo vetëm provokon situatën e destabilizimit dhe kjo nuk i duhet askujt dhe nuk është në interesin e askujt”

ZHELJKO KOMSHIQ – KRYESUESI I PRESIDENCËS SË B e H

“Lidhur me disa qëndrime që u thanë në këtë press-konferencë dhe kanë të bëjnë me disolucionin paqësor të B e H, më lejoni të them se unë nuk jam aq hipik, për të besuar se mund të ndodh shpërbërja paqësore e B e H”

MILORAD DODIK – ANËTAR I PRESIDENCËS SË B e H

“Përse e gjithë kjo. Unë vetëm thash, disolucioni më mirë përmes paqës se sa cilido ide në këtë botë. Cilido përballet, rreth gjithckaje”

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga Republika Sërpska, Milorad Dodik, erdhi në takim në Presidencë me Presidentin turk edhe pse qëndrimi i krerëve politik të entitetit Republika Sërpska është të bojkotojnë punën e institucioneve shtetërore, për shkak të miratimit të ndryshimeve ligjore, ku ndalohet mohimi i gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia