close
Top LajmeVendi

ERISA ZYKAJ, BRUKSEL: KORONAVIRUSI NDRYSHON SHUMËÇKA

REDUKTOHET PUNA E INSTITUCIONEVE TË BE-së


Korespodentja e Tv Klan Erisa Zykaj, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt nga Brukseli enkas për emisionin KLAN DEBAT ka njoftuar për masat e institucioneve të BE-së për të luftuar koronavirusin.

Komisioni Evropian ka dhënë një udhëzim për të kufizuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të mallrave-njoftoi koorespodentja e Tv Klan nga Brukseli Erisa Zykaj. Pra, ka të bëjë me dy liritë themelore të tregut të brendshëm, pa prekur dy liritë tjera që janë lëvizja e lirë e mallrave dhe kapitaleve.

Por, siç njofton nga Brukseli Erisa Zykaj, Komisioni Evropian ka një përjashtim nga këto kufizime që është shumë e rëndësishme për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Koorespodentja e Tv Klan nga Brukseli Erisa Zykaj njoftoi gjithashtu se është reduktuar puna e institucioneve të BE-së, Parlamenti Evropian është i mbyllur, nuk zhvillon punime, kurse Komisioni Evropian brifingun me gazetarët e zhvillon online. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia