close
Top LajmeVendi

ERISA ZYKAJ – BRUKSEL: REKOMANDIM PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR RMV-në

maxresdefault

Siç, njoftoi në emisionin Klan Debat, korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, vendet anëtare të BE-së kanë miratuar për draft-konkluzionet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ditëve në vijim pritet miratimi i këtyre konkluzioneve. Sipas draft-konkluzioneve hapja e negociatave në rastin e Maqedonisë së Veriut është e pakushtëzuar dhe thërret që procesi të fillojë menjëherë pas miratimit të kornizës negociuese. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte para mbajtjes  së konferencës së parë ndërqeveritare. Siç njoftoi Erisa Zykaj, pritet që nesër, Ministrat e Jashtëm të BE-së, t`i japin mbështetje politike draft-konkluzioneve të 27 Ambasadorëve të përhershëm të BE-së gjatë takimit të tyre me videokonferencë.

27 krerët e shteteve dhe Qeverive pritet ta zyrtarizojnë vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së gjatë Samitit të 26 dhe 27 Marsit që gjithashtu do të zhvillohet përmes video-konferencës…/Klan Macedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia