close
Top LajmeVendi

ESHR: KSHZ-ja TA NDËRPRESË PAGESËN PËR FUSHATËN ZGJEDHORE

drzaven-zavod-za-revizija-960×540

64 PJESËMARRËS NË ZGJEDHJE NUK KANË DORËZUAR RAPORTIN FINANCIAR

Enti Shtetëror për Revizion I njofton pjesëmarrësit në fushatën për Zgjedhjet Lokale 2021 se ka dorëzuar në KSH propozimin për miratimin e vendimit për ndërprerjen e pagesës së mjeteve nga buxheti shtetëror për kompensimin e harxhimeve për financimin e fushatës zgjedhore – kanë njoftuar nga Enti Shtetëror për Revizion.

Propozimi ka të bëjë me ato pjesëmarrës në fushatën zgjedhore që në ESHR në afatin ligjor nuk e kanë dorëzuar me përmbajtje sipas rregullave Raportin me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë e transaksionit, me cka kanë shkelur Kodin Zgjedhor.

84 nga gjithsejt 122 pjesëmarrës në fushatën zgjedhore nuk kanë vepruar sipas detyrimeve ligjore, 64 nuk e kanë dorëzuar raportin në afatin ligjor, kurse 20 pjesëmarrës nuk e kanë doërzuar raportin me përmbajtjet sipas ligjit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia