close
Top LajmeVendi

ESHR: Ngecje dhe rritje të shpenzimeve për projektet infrastrukturore

nslovna_slika_kapitalni_investicii

Ekziston ngecje dhe dinamik e ngadalësuar e realizimit të projekteve strategjike infrastrukturore, ndërsa shpenzimet për projektet janë rritur për shkak të çmimeve të larta të vlerës së ndërtimit nga planifikimi fillestar, si dhe për shkak të shpenzimeve dytësore

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizionin e suksesit me temën Huamarrja e subjekteve të sektorit publik, shkalla e shfrytëzimit të kredive dhe huave dhe shpenzimet e paguara dhe të krijuara”  me qëllim që t’i përgjigjet pyetjes:

Investimet publike që financohen me fondet e kredisë a realizohen në mënyrë efikase dhe ekonomike?

Me revizionin e kryer është konstatuar:

  • se në menaxhimin me investimet publike mungon  korniza juridike sistematikе, procedura, institucione kompetente dhe indikatorë të përcaktuar për sistem për monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të investimeve publike, që kontribuon në ndërmarrjen jo në kohë të masave korrigjuese;
  • projektet kryesore monitorohen në mënyrë të decentralizuar për të cilat nuk ekziston pasqyrë gjithëpërfshirëse për progresin e implementimit;
  • rregullativa nga fusha e ndërtimit në tërësi nuk kontribuon në Implementimin efikas të projekteve sipas kushteve ndërkombëtare FIDIC për ndërtim;
  • kontratat e lidhura për ndërtim sipas kushteve ndërkombëtare FIDIC, shkaktojnë shpenzime shtesë dhe rreziqe nga kërkesat shtesë nga kontraktuesi, rreziku i ndërprerjes së kontratave dhe arbitrazhit ndërkombëtar;
  • te projektet ka devijime të ndërtimit nga projekti bazë dhe njihen punime shtesë dhe të paparashikuara gjatë ndërtimit (variacione);
  • me shpronësim të pazgjedhur janë lëshuar aprovime për ndërtime për projekte infrastrukturore lineare të rregulluara me Ligjin për ndërtime. Procedura komplekse për përcaktimin e kompensimit për shpronësim, si dhe procedura e miratimit të projekteve infrastrukturore ndikojnë në shkallën e realizimit – dinamikë e ngadaltë dhe ngecje të projekteve.

Me revizionin janë përfshi projektet për të cilat janë krijuar shpenzime në vlerë prej 58 milionë euro, të cilat referohen provizionit të njëhershëm, interes për mjetet e tërhequra dhe provizion për mjetet e patërhequra.

Revizorët konstatuan se subjektet të cilët janë përgjegjës për realizimin e projekteve, dokumentacioni i projektit nuk është rezultat i analizave sistemike, teknike, ekonomike dhe financiare.

Respektivisht, janë lidhur marrëveshje për ndërtime në vlerë prej 12.856.639 mijë denarë, vlefshmëria e të cilave është rritur në 15.354.883 mijë denarë për shkak të pranimit të punëve plotësuese dhe të paparashikueshme. 

Me analizat e të hyrave të NP për rrugët shtetërore konstatuam se të hyrat janë më pak nga vlera e investimeve të përgjithshme në nivel vjetor, përveç se për vitet 2020 dhe 2021, që shkakton pasiguri në realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore. 

Revizorët konstatuan se shumica e projekteve të cilat realizohen nga NP për rrugë shtetërore kanë filluar në periudhën 2014-2016.

Ato kanë dinamikë të ngadaltë të realizimit për shkak të dobësive në zgjidhjet teknike si pjesë e dokumentacionit të projektit, ndërprerjes së kontratave me kontraktuesit për arsye të ndryshme, fillimit të procedurave të arbitrazhit ndërkombëtar, pengesave administrative për fillimin e shpronësimit, kornizës komplekse juridike me më shumë institucione të përfshira për përcaktimin e kompensimit për shpronësim e cila e bllokon zgjidhjen efikase të shpronësimit.

 

Projekti i Autostradës Kërçovë Ohër

 

 

Gjithashtu, me revizionin u konstatua se puna financiare e NP HRMV-së Infrastruktura me humbje dhe mungesë të burimeve financiare në periudhë më të gjatë, ndikon negativisht në realizimin në kohë të projekteve strategjike dhe servisimin e borxhit sipas marrëveshjeve për hua. 

Projektet e NP HRMV Infrastruktura kanë filluar në periudhën 2012-2014, të njëjtit janë në ngecje, nuk kanë përfunduar, ndërsa prej 2018-2019 shkalla e realizimit në përqindje është vetëm 1% në nivel mujorë dhe në 2019-2020 marrëveshjet për Korridorin X dhe VIII janë ndërprerë.

Në periudhën e kryerjes së revizionit në vazhdim e sipër ishte vlerësimi për zgjedhjen e kontraktuesve të ri për Korridorin X dhe VIII.

 

Ndërtimi i Korridorit VIII – faza 1

 

 

 

Ndërtimi i Korridorit VIII – faza 2