close
Top LajmeVendi

ESHS: 452 mijë qytetarë nën pragun e varfërisë (VIDEO)

ewfweeewfew

VARFËRINË MË SHUMË E NDJEJNË TË RINJTË DERI 17 VJEÇ

Rritet numri I qytetarëve të vendit që jetojnë në varfëri ekstreme. Të dhënat e Entit Shtetëror për statistika thonë se thuajse 452 mijë qytetarë të vendit, në vitin 2020 kanë jetuar nën pragun e varfërisë. Shkalla e të varfërve nga popullsia e përgjithshme është 21.8%, rritje kjo në krahasim me vitin 2019 kur ishte 21.6%.

Varfëria më e madhe paraqitet tek familjet katër anëtarëshe me dy fëmijë që janë nën moshën 14 vjecare. Rritet pragu I varfërisë edhe tek amvisëritë vetanake. Nëse në vitin 2018 ishin regjistruar 97 mijë persona, tani numri është rritur në 110 mijë. Shkalla e varfërisë së amvisërive që përbëhet nga dy të moshuar me dy fëmijë është 20.7%, peronave të varfër të punësuar 7.9%, derisa pensionistë të varfër 7%.

Koeficienti Xhini – masë për pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, është 31.4%. Varfërinë më së shumti e ndjejnë të rinjtë der 17 vjec – 30.3%, më pas personat nga 18 deri 64 vjec – 21.1%, derisa përqindja më e ulët është tek pensionistët.

Baza e llogaritjes së varfërisë janë të ardhurat, kurse pragu I varfërisë është definuar në 60% të të ardhurave ekuivalente mesatare. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia