close
Top LajmeVendi

ESHS: KUVENDI DO TË VENDOS SE CILAT PYETJE DO TË PARASHTROHEN

drzaven-zavod-za-statistika-780×439

Zgjidhjen përfundimtare në lidhje me atë se cilat pyetje do të parashtrohen gjatë realizimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 do ta miratojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për Regjistrim, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave duke i hedhur poshtë të gjitha si spekulime vlerësimet se regjistrimi i radhës i popullsisë do të jetë pa grafën etnike.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave njotojnë se zgjidhjen përfundimtare në lidhje me atë se cilat pyetje do të parashtrohen gjatë realizimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2020 do ta miratojë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me miratimin e Ligjit për Regjistrim.

Në kumtesën e Entit Shtetëror për Statitika thuhet se në procesin e përgatitjes së regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni, ata gjatë vitit të kaluar kanë filluar debat të gjerë në lidhje me zgjidhjet ligjore për çështjet që kanë të bëjnë me regjistrimin, por edhe me aspektet teknike organizuese të regjistrimit.

“Në këto debate, ESHS-ja, si institucion profesional në fushën e statistikës dhe i vetmi kompetent për zbatimin e regjistrimit të popullsisë, i ka dhënë propozimet e saja, në mesin e të cilave ishte edhe që formulari për regjistrim të mos e përmbajë pyetjen për përkatësinë etnike. Ky propozim është futur në propozim-ligjin për regjistrim i cili u vendos në debat publik, ndërkaq tani është dorëzuar deri te institucionet relevante për vërejtje dhe sugjerime”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Megjithatë, edhe përskaj rekomandimeve të ESSH-së, që të mos ketë grafë etnike, kjo mund të ndryshohet në Kuvend me amendamente, nëse partitë politike vendosin që të ketë.

Sipas propozim-ligjit të ri, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave duhet të bëhet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020. Kontestuese në këtë propozim-ligj shihet të jetë mënjanimi i grafës etnike, gjegjësisht gjatë regjistrimit nuk do të merret parasysh përkatësia etnike e qytetarëve. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia