Eskalon situata, protestuesit shembin barrikadën para Kuvendit

Një grup demonstruesish kanë arritur të shembin gardhin metalik para ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë se Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të tjerë hodhën fishekzjarre dhe shishe uji ndaj forcave të shumta të policisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Forcat e shumta të policisë që ndodheshin para Kuvendit u vendosën në formacion për t’u mbrojtur nga objektet që fluturonin drejt tyre. Individë iu afruan oficerëve dhe goditën rojet e sigurisë.

Nga sendet e forta të hedhura janë dëmtuar disa xhama të Kuvendit të RMV-se.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share