close
Top LajmeVendi

ESKOBAR: KEMI BISEDUAR ME FRANCËN QË RMV-ja T`I NIS NEGOCIATAT

1a26e850-5f18-4324-9a64-adfd08d2bc07_cx0_cy9_cw0_w2114_n_r1_st

“RMV-ja DHE SHQIPËRIA NUK DUHET TË NDAHEN NË RRUGËN DREJT BE-së”


Zv/Ndihmësi I Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në një prononcim për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone, ka theksuar se ka biseduar me Francën, e cila nga 1 Janari mori presidencën me BE-në, që sa më shpejtë të nisin negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

GABRIEL ESKOBAR – DIPLOMAT AMERIKAN

“Tashmë kemi biseduar me Francën. Ua bëmë me dije se ne besojmë se anëtarësimi në BE, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësisë jetike për të gjithë ne. Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se ashtu siç I plotësojnë kushtet me mbylljen e kapituive duhet gjithnjë e më shumë të integrohen në BE dhe mendojmë se kjo është zgjidhja për të gjitha vendet. Secili vend që ka aderuar në BE është bërë më demokratike, më propseruese dhe më stabile”

Eskobari ka vlerësuar se gjashtë muajt për zgjidhjen e kontestit, të paralajmëruara nga Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, mjaftojnë që të zgjidhen problemet duke shtruar se ekzistojnë frustrime mes partnerëve evropian se procesi nuk zhvillohet shpejt.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-të mbesin në pozicionin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen gjatë procesit të aderimit në BE.

GABRIEL ESKOBAR – DIPLOMAT AMERIKAN

“Nuk ka ndryshime në pozicionin e SHBA-ve. Besojmë se dy vendet kanë përfunduar punët, dy vendet lëvizin në drejtimin e duhur, dy vendet kanë në fokus dhe orientim evropian dhe dëshirojmë t`i shohim bashkë, sa më shpejt”

 

Gabriel Eskobar së bashku me emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçakun, pritet të vizitojë vendet e rajonit, kurse në fokus të takimeve do të jetë dialogu Prishtinë – Beograd si dhe nisma “Ballkani I Hapur”. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia