close
Top LajmeVendi

”EU for youth”: Mbështetje për të rinjtë në RMV (VIDEO)

efweewff

SHKOLLA E MESME “MOSHE PIJADE” NË TETOVË QENDËR RAJONALE

Maqedonia e Veriut është shteti i parë jo-anëtar i BE-së që ka krijuar skema të garancisë për rininë për të adresuar punësimin dhe nën-punësimin që i imponohen shoqërisë, raporton KlanMacedonia.

Në vitin 2020 janë themeluar tri shkolla të mesme shtetërore si Qendra Rajonale për arsim professional me qellim që të ofrojnë arsim të cilësisë së lartë dhe për t’u mundësuar të rinjve të hyjnë në tregun e punës me kualifikime përkatëse.

”Titulli i programit është BE-ja për të rinjtë, dhe me këtë programe kemi dy reforma në një. Për Ministrinë e Arsimit është krijimi i tre qendrave rajonale, ndërsa për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Punësim është programi i implementimit për garancinë e të rinjve” – deklaroi Ivana Popovska, IPA kordinator në ministrinë e Arsimit.

Duke ndjekur modelin evropian, projekti “Eu for Youth” ka për qellim t’u ofroje të rinjve që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim një ofertë punësimi, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm brenda katër muajve pasi të mbeten të pa punë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia