close
Sport

EURO 2016: PORTUGALIA KAMPIONE, SHQIPËRIA DEBUTIM ËNDRRASH

portugalia

Portugalia shpallet kampione e Europës, duke mposhtur francezët në shtëpinë e tyre me një gol të shënuar nga Eder në minutën e 109.

Një finale që do të ngelet gjatë kohë në memorjen e publikut për shkak të lëndimit që pësoi ylli i Realit, Cristiano Ronaldo në minutën e 25 dhe me lot në sy braktisi takimin. Një finale me një ritëm të ulët ku Franca ishte me një dozë më e mirë se Portugalia, por në fund u ndëshkua. Por, megjithatë kur të gjithë menduan se ndeshja më e rëndësishme e Euro 2016 do të vendosej nga penalltitë, në skenë del zëvendësuesi i Renato Sanchezit, Eder, që shënon një gol të bukur, e me një vlerë të jashtëzakonshme.

Krahas futbollistëve meritor për këtë trofe është edhe trajneri Fernando Santos i cili arrit të komponojë një grup lojtarësh që dinin të menaxhonin lojën.

Për herë të parë Portugalia kampione e Europës dhe këtë e bën ndaj Francës e pikërisht në tokën e kësaj të fundit.
Krahas finales ky Europian për Shqiptarët ishte mjaft i veçantë pasi për herë të parë në histori të saj mori pjesë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila i prezantoi denjësisht ngjyrat kuqezi, me tifozët që e dhanë provimin më të vështirë dhe prej ku doli shprehja, BOTA NJOHU SHQIPËRINË. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia