close
Sport

EURO 2020: DREJTËSINË NË FINALE DO TA NDAJË REFERI MË I PASUR

10175A4D-81CC-4746-9D1B-ADE614849D2B

PASURIA E BJORN KUIJPERS VLERËSOHET NË 13.4 MILIONË EURO


Pasi mësuam dy finalistët e Euro 2020, sot u njoftua edhe personi që do të vendosë drejtësi mes Italisë dhe Anglisë më 11 Korrik në Ëembley.

Arbitër në këtë ndeshje kaq të rëndësishme është zgjedhur holandezi Bjorn Kuipers. Ai është arbitri i parë holandez që merr përsipër gjykimin e një finaleje Europiani për meshkujt.

Kuipers i ka arbitruar edhe një herë në të shkuarën dy finalistët e këtij viti. Ai ishte arbitër kryesor në ndeshjen Angli-Itali në vitin 2014, të vlefshme për Kupën e Botës në Brazil.

Në këtë ndeshje fituan italianët. 48-vjeçari ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen e parë të Anglisë kundër Kroacisë që u luajt për Euro 2020. Kuipers është shumë i njohur.

Ai ka gjykuar ndeshje shumë të rëndësishme edhe në Champions League./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia