close
Sport

EURO 2020: KOSOVA – NJË RRËFIM I BUKUR FUTBOLLI

Kosovaaaaaaa

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të shkruaj historinë në futbollin evropian. Kombëtarja kosovare me fitoren ndaj Bullgarisë e çon serinë e ndeshjeve pa humbje në 14 ndeshje. Pasi që shënoi  shkuesin e madhe si fituese  e Grupit në Ligën D të Ligës së Kombeve duke fituar të drejtën për të qenë në fazën e “playoffit” të këtij kompeticioni që do të zhvillohet në muajin mars të 2020 pasi të kenë përfunduar edhe kualifikueset pasi do të ketë skuadra që do të sigurojnë vendin për në finalen e Euro 2020 pikërisht nga këto eliminatore.

Këtsuksese të anëtares më të re në FIFA dhe UEFA si duket se nuk janë rastësi por një punë në kontinuitet, kështu thotë analisti  Berat Azizi

“Skuadra kombëtare e Kosovës ka filluar të ndërtohet menjëherë pas pavarësimit të saj të shtetit me vënien në krye të Federatës të futbollistit më të njohur të ish jugosllavisë  të ndjerit Fadil Vokrrit. Kosova  që atëherë ka filluar të ndërtohet si një ekip mjaftë kompakte një ekip e bashkuar, ekip që  ka një motivim tepër të madh në këtë garë  dhe  kjo nuk është e rastit por  edhe në kuadër të reprezentacionit të Kosovës ka futbollist mjaftë të njohur të cilët luajnë në skuadrat më të njohura të bundes Ligës por edhe të vendeve tjera europiane. Ka  aritur  të ndërojë një strukturë mjaftë kompakte, një ekip mjaftë të baskuar  dhe shpresojmë që sukseset të radhiten  dhe  të jemi skuadra më e re  që do të arrijël të kualifikohet në euro 2020.” -tha Berat Azizi, Analist.   

Futbollisti Remzifaik Selmani i cili në kampionatin e kaluar ishte pjesë e superligës Kosovare thotë se  në futboll asgjë nuk është e rastit.

“Rezultatet nuk janë të rastit, në futboll nuk ka rastësi . Merita më e madhe  është e  lojtarëve. Trajneri tregoj se ka kombinuar  ekip shumë të mirë  me lojtarë  të ri e  cilësorë dhe me eksperienbcë të cilët  luajnë jashtë” -deklaroi Renzifaik Sekmani, Futbollist.

Qyetetarët theksojnë se përfaqësuesja e  Kosovës shumë shpjet do jetë fuqi  e futbollit në ballkan.

 “Është një e arritur jo e papartashikueshme  sepse shumica e lojtarëve  të Kosovës  luajnë në klube me renome  në futbollin Europian. Gjithashtu faktorë është  edhe puna  që bëhet në Kosovë me grup-moshat e reja. Por edhe  diaspora ka lujatur rol të veçantë për afirmimin e lojtarëve kosovar.”

“Unë besoj se  sukseset nuk vinë asnjëherë pa mos u përgatitur. Këtu  ka  një përgatitje  një kohë të gjatë  dhe  siç e  shihni edhe  ju Kosova  po shënon një ekspansion në futboll dhe është duke i habitur  të gjithë. Themë edhe njëher  se këto suksese nuk vinë të  rastësishme”

“Unë mendoj se nuk kanë ardhur rastësishtë por jam i mendimit  se shumë shpejt erdhi te rezultati. Dmth kemi qenë të mendimit se dueht të kalojë një periudhë derisa  të arrijë këto, mirëpo apo  pak se  e përshpetuan, e  përshejtuan suksesin  dhe ma merë mendja se brenda pesë viteve  Kosova do të jetë fuqi e futbollit në Ballkan.”

Kosova dëshmoi veten se ka kualitet, dëshmoi veten se kosovarët kanë talente të futbollit duke marrë që nga koha e ish-Jugosllavisë ka pasur shumë talente.

Sukseset e përfaqëseses së Kosovës nuk kan mbetur pa u përmenduar edhe në platformat e saj në “Instagram” apo “Facebook” të UEFA-s  duke vërë në dukje këtë suksesin ndaj Bullgarisë. ’14 ndeshje pa pësuar humbje, këta djem meritojnë respektin maksimal-theksohet në profilin “Euro2020” të “Facebook”. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia