close
Sport

EURO 2020: KUNDËR IZRAELIT PËR FITORE

DSC05949

Në prag të ndeshjes së sontshme mes Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2020”, seleksionuesi Angelovski akoma nuk është përcaktuar për formacionin më të mirë shkaku i lëndimeve të dy futbollistëve kyç në ekip, të kapitenit Goran Pandev dhe mesfushorit Arijan Ademi, edhe pse shpresat mbeten deri në momentin e fundit që këta dy futbollistë ta ndihmojnë përfaqësuesen. Si do që të jetë, Angelovski në dispozicion ka lojtar të cilët me sukses mund të marrin përgjegjësi për këtë ndeshje shumë të rëndësishme meqë ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore që u zhvillua në stadiumin e Ashdodit.

“Njihemi mirë me Izraelin, e dimë që në kualifikimet e kaluara ishim në të njëjtën grup. Kemi pasur mjaftë kohë që të analizojmë kundërshtarin, por e dini se për mua më të rëndsishëm janë futbollistët tanë. Do të mundohemi që të jemi ne ata të cilët do të pyeten në terren dhe besoj se ajo do të jetë e mjaftueshme për rezultat pozitiv. Situata me përgatitjen e futbollistëve do të caktoj njëmbëdhjetshin e parë” – deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski në presskonferencën zyrtare.

“Kemi ardhur të luftojmë dhe me siguri nuk do të dorëzohemi. Përkundrazi, do të mundohemi të japim maksimumin e mundësive tona për t’i gëzuar përkrahësit tanë. Kuptohet se na pret duel i rëndë, por jam i bindur se mund t’ia dalim kësaj sfide.” –tha Deni Iliev, Portier i Reprezentacionit.

“Nuk do të jetë lehtë. Ne si lojtarë jemi të gatshëm të japim maksimumin, shpresoj në rezultat pozitiv. Më tepër se gjithë tjerët duam fitore në këtë ndeshje.”- shprehet Kire Ristevski, Reprezentues.

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia