close
Sport

EURO 2020: NË RIGË PËR TRI PIKË

DSC06209

Ndeshja Letoni – Maqedoni e Veriut sonte fillon në 20:45


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sipas të të gjitha gjasave do të paraqitet me formacion të kompletuar në përballejn e raundit të gjashtë në Grupin G, të eliminatoreve pë Euro 2020 kundër përfaqësueses së Letonisë, pasi lëndimi i Elif Elmazit fatmirësisht nuk është serioz.

Megjithatë, trajneri Igor Angelovski, para fillimit të sfidës do të përcaktohet për njëmbëdhjetëshin e parë. Bazuar në fjalët e tij, mund të pritet që formacioni kundër Letonisë të jetë i njëjtë si ai kundër Izraelit. Futbollisti i repartit të mbrojtjes Visar Musliu, përveç optimizmit, bëri thirrje për kujdes në këtë ndeshje.

“Normal ne në çdo ndeshje shkojmë për të fituar, për ti marr tri pikët. Shpresojmë që edhe në këtë ndeshje do t’ia arrijmë. Edhe pse patëm mundësinë për gjashtë pikë besoj se do jetë mirë.” deklaroi Visar Musliu reprezentues i Maqedonisë së Veriut. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia