close
Sport

EURO 2020: NESËR NDESHJET E RAUNDIT TË KATËRT

IMG_7229

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të hënën në orën 20:45 do të përballet me Austrinë në arenën nacionale “Todor Proeski” në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020.

Si në ndeshjen ndaj Polonisë në të cilën kundërshtari me gjuajtjen e vetme shënoi golin vendimtar, përfaqësuesja e jonë edhe në këtë përballje do të kërkojë rezultat të mirë, futbollistët e Igor Angellovskit do të dalin në fushë që të tregojnë se kanë mjaftueshëm forcë dhe kapacitet për të realizuar rezultat pozitiv. Hendikep është mungesa e Visar Musliut i cili për shkak të kartonit të kuq nuk do të ketë të drejt loje.

Austria për herë të parë vjen në arenën nacionale, ndërsa me Maqedoninë e Veriut nuk ka luiajtur asnjë ndeshje të zhvilluar kundër austriakëve.

Për ndeshjen në fjalë Ezgjan Alijoski dhe Marjan Radevski para mikrofonit të Klan Maqedonisë thanë se edhe në këtë ndeshje do të japin maksumimin për të nxjerr rezultat pozitiv.

Normal duhet të shkojmë në fitore, por nëse luajmë kështu si deri më tani duhet me fitu. Me Austrinë është ndeshje tjetër duhet të koncentrohemi pasi e dimë se të dy ekipet kemi kualitet dhe se favoritët nuk janë më të fortë se ne.” -deklaroi Ezgjan Alijoski.

“Normalisht edhe në këtë ndeshje do të hymë me lojë sulmuese për të fituar, do të japim çdo gjë nga vetja që të fitojmë këtë ndeshje”-deklaroi Marjan Radevski.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Poloni luhet në arenën “Toshe Proeski” në Shkup, ndërsa në ndeshjet tjera të grupit takohen Poloni – Izrael dhe Letoni – Slloveni. Tre takimet luhen nesër me fillim në ora 20:45. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia