close
Sport

EURO 2020:  NESËR PËRBALLJA RMV – SLLOVENI

DSC06656

Drejtësinë e ndan Dani Makeli nga Holanda


Vetëm një ditë para ndeshjes të raundit të shtatë të grupit G për kualifikim në Euro 2020, përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa pas senacës stërvitore seleksionuesi i përfaqësueses tonë Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev para medieve folën për pritshmëritë e duelit në konferencën për shtyp. Seleksionuesi theksoi se në këto moment më e rëndësishme është që të kalojmë Slloveninë.

“Pres ndeshje të mirë, një duel të dy përfaqësueseve të ngjajshme në fushë. Kemi dy mungesa dhe për ne është problem, por në fushë do të dalin 11 futbollistë të gatshëm për të luajtur dhe luftuar dhe për atë që të gjithë e duam. Nuk kam asnjë dyshim tek futbollistët e mi. Nuk më intereson për momentin tabela, mendoj vetëm se si të fitojmë kundër Sllovenisë. Mendojë nga ndeshja në ndeshje, së pari Sllovenia dhe më pas Polonia”, deklaroi seleksionuesi Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev edhe njëherë theksoi se atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme ndërsa sa i përket tifozëve me rëndësi është që të pranishëm të jenë njerëzit që na duan.

“Atmosfera është në nivel të lartë. Ne mezi presim për këtë ndeshje dhe e dimë se çfarë na sjell fitorja në këtë duel. Detyrimisht duhet të luajmë në nivel të lartë. Nëse Sllovenia shpreson të jetë e dyta, mundemi edhe ne. Nuk shoh ku është Sllovenia më e mirë se ne në fushë. E dimë se çfarë cilësie kemi edhe pse na mungojnë dy lojtarë. Premtoj se do të japim më të mirën në fushë. Pres përkrahje të madhe dhe shpresoj se do të vijnë njerëzit që na duan. Nuk duam numër të madh, por të fitojmë mbështetje të mirëfilltë nga njerëzit që e duan përfaqësuesen e Maqedonisë”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.

Drejtësinë  në arenën “Todor Proeski” ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë do ta ndaj arbitri nga Holanda Dani Makeli. Ndeshja fillon në ora 20:45. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia