close
Sport

EURO 2020: RMV-ja MBETET NË GARË PËR KUALIFIKIM 

DSC06367

Në Riga: Letoni – Maqedonia e Veriut 0-2


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll me golat e Goran Pandevit dhe Enis Bardhit shënoi fitoren e dytë në eliminatoret për EURO 2020, duke arkëtuar 3 pikë në Riga të Letonisë. Seleksionuesi i Letonisë, Sllavisha Stojanoviq në takimin me gazetarët potencoi fitoren e merituar të Maqedonisë së Veriut pasi, siç tha, ekipi që e drejton ai nuk ishte kundërshtar i denjë në këtë ndeshje.

“Keni aty shumë lojtar të mirë në reprezentacionin e Maqedonisë nuk duhet shumë të mendohet. Nga Pandevi deri te Ademi, Alijoski. Bardhi. Do të thotë ka shumë shumë lojtarë të mirë në përfaqësuesen e Maqedonisë. E kam pritur një Maqedoni të tillë, stabile me rutinë e rujatën rezultatin deri në fund”deklaroi Slavisha Stojanoviq trajner i Letonisë.

Me këtë fitore përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut arriti objektivin e saj pasi në ndeshje kundër Izraelit në Beer Sheva dhe në Riga të Letonisë arkëtuan 4 pikë. Seleksionuesi Angelovski pas ndeshjes shprehu keqardhje për dy pikët e humbura në përballjen me Izraelin.

Ndeshjen me Letoninë duhej ta fitonim me diferencë të madhe, por më e rëndësishmja ishte fitore. Ashtu siç thashë para takimit, vazhdojmë të mbetemi në garë për kualifikim në këto katër ndeshjet e fundit të eliminatoreve. Më vjen keq vetëm për ndeshjen ndaj Izraelit që lëshuam dy pikë, por gjithsesi e kam thënë se do të jem i kënaqur me katër pikë nga këto dy ndeshje dhe ja arritëm qëllimit. Nga këto eliminatore jam i kënaqur në përgjithësi, përveç takimit me Austrinë. Tashmë kemi shanse reale për kualifikim direkt ne Euro 2020 në ndeshjet gjatë muajit tetor dhe nëntor”-deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, kryeson Polonia me 13 pikë, para Sllovenisë me 11, Austrisë me 10, Maqedonia e Veriut dhe Izraeli nga 8, ndërsa Letonia nuk ka asnjë pikë.   Kundërshtari i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut më 10 tetor në Shkup do të jetë Sllovenia, ndërsa 3 ditë më vonë, do të përballen me Poloninë në transfertë. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia