close
Sport

EURO 2020: TURQIA SHKATËRRON KAMPIONIN E BOTËS

UEFA-EURO-2020-Logo-BB1-696×391

Mbrëmë janë zhvilluara ndeshjet e raundit të tretë kualifikuese për Euro 2020 në grupet C, I, E, J dhe H. Befasia më e madhe ka ndodhur në Grupin H, ku Turqia mundi kampionin në fuqi të botës Francën me rezultatin 2:0. Për Francën ishte kjo disfata e parë në kualifikeset që nga viti 2010, kur kishte humbur nga Bjellorusia 0-1.

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, është mundur minimalisht 1-0, ndaj Islandës në ndeshjen e tretë kualifikuese të Euro 2020, ndërsa Moldavija mundi Andorën 1-0. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në grupin H tabelën e kryeson Turqia me 9 pikë para Francës dhe Islandës që kanë nga 6, Shqipëria dhe Moldavija nga 3 dhe Andora 0 pikë.

Në grupin J, pa probleme ka fituiar Italia në transfertë kundër Greqisë 3-0, Finlanda ka mundur Bosnjë-Hercegovinën 2-0, ndërsa Armendija ka mundur Lihtenshtajnin 3-0. Tabelën në Grupin J e kryeson Italia me 9 pikë para Finlandës me 6 dhe Greqisë e Bosnjës që kanë nga 4 pikë.

Në Grupin C, Gjermania, që ka mundur 2-0 në transfertë përfaqësuesen e Bjellorusisë. Irlanda e Veriut gjithashtu në transfertë mundi Estoninë 2-0. Grupin C, kryeson Irlanda e Veriut me 9 pikë para Gjermanisë që ka 6 dhe një ndeshje më pak.

Në grupin I, fitore të lehtë ka shënuar Belgjika ndaj Kazakistanit 3-0, ndërsa Rusia ka shënuar fitore të thellë ndaj San Marinos 9:0, ndërsa Skocia me rezultatin 2-1 ka mundur Qipron. Tabelën e kryeson Belgjika me 9 pikë.

Në grupin E, fitore ka shënuar edhe Kroacia në përballjen me Uellsin 2-1, Hungaria në transfertë kundër Azebajxhanit 3-1. Tabelën e kryesojnë Hungaria dhe Kroacia me nga 6 pikë. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia