close
Sport

EURO 2020: ZHVILLOHEN NDESHJE E FUNDIT KUALIFIKUESE

nadi 1

Duke filluar nga dita e nesërme e deri më 19 nëntor në program janë  ndeshjet e xhiros së 9-të dhe të 10-të kualifikuese  pë Euro 2020.  Analistët Nadi Fetai dhe Berat Azizi janë të mendimit se Kosova ka gjasa reale për tu kualifikuar, kurse përballja Shqipëri-Francë do të jetë një spektakël sportiv.

“Në këtë situat e njejta është edhe me Shqipërinë, kanë dy përballje me Andorën dhe me Francën, janë ndeshje të vështira, Franca është një gjigand i cili këtu mendoj se më shumë do t’i kushtohet rëndësi festës që do të bëhet në Shqipëri për inagurimin e stadiumit të ri. Kurse befasitë mendoj se priten të ndodhin në Kosovë, me Kosovën dhe Çekinë, dhe shpresoj se atje do të dalin me rezultat pozitiv baraz, kurse me Anglinë pres një spektakël, një fitore të mundshme të Kosovës dhe një plasim direkt në Kampionatin Evropian.” -tha Nadi Fetai, puntor sporti.

Nëse Kosova eventualisht arrinë të shënoj fitore në Çeki, ose të paktën ta marr një pikë atëherë gjasat janë maksimale që në ndeshjen e fundit kundër Anglisë të fitoj dhe të kualifikohet në Evropian. Ndërsa Shqipëria tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Evropian, mirëpo ndeshja me Francën do të jetë një spektakël në vete pasi do të bëhet edhe prezantimi i stadiumit të ri në Tiranë.“-deklaron gazetari Berat Azizi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në GRupin G edhe pse aktualisht  mbanë pozitën e tretë pas Polonisë dhe  Austrisë gjasat i ka minimale për kualifikim

Po mendoj që reprezentacioni i Maqedonisë e ka punën më të vështirë për arsye se këta dy përballjet e tashme i ka të kufizume në numrin e lojtarëve që ka në dispozicion, kështu që do të jetë sukses nëse do të mbesim të tretët.” –shprehet Nadi Fetai, puntor sporti.

Maqedonia ka gjasa shumë të vogla duke marrë parasysh se ndeshjen e parafundit kualifikuese e ka me Austrinë, një ndër kombëtaret më të forta në grup, ndërsa ndeshja e fundit me Izraelin mendoj se do të jetë një ndeshje formale vetëm sa për shënime matematikore do thosha.” -vlerëson gazetari Berat Azizi.

Në fund duhet të theksojmë  se  për Maqedoninë e Veriut  dhe Kosovën ka edhe një shans  tjetër për tu kualifikuar në  Euro 2020, e  ajo do të jetë  finalja e  Ligës së Kombeve që është caktuar të luhet më 20 mars 2020. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia