close
Sport

EURO 2020: ZHVILLOHEN NDESHJET E RAUNDIT TË SHTATË

maqedonia 1

RMV – SLLOVENIA SONTE NË ORA 20:45


Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Sllovenisë do të përballen sonte me fillim në ora 20:45 në arenën “Toshe Proevski” në sfidën e gjashtë mes veti, ndërsa e dyta për kualifikim në “Euro 2020”. Maqedonia e Veriut deri më tani ka 3 fitore dhe një humbje në ndeshjet miqësore, ndërsa ndeshja e parë kualifikuese që u zhvillua në Mars në Lubjanë përfundoi me barazim 1-1.

Ndryshe pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, kryeson Polonia me 13 pikë dhe është favorite absolute në përballjen e sontme në stadiumin “Daugava” në Riga. Në pozitën e dytë është Sllovenia me 11 pikë, në të tretën është Austria me 10 pikë dhe sonte në Vjenë përballet me Izraelin e cila është në pozitën e pestë me 8 pikë. Letonia është e fundit pa asnjë pikë të fituar.

Sonte në program janë edhe dy ndeshje të Grupi C, Bjellorusia – Estonia dhe Holanda – Irlanda Veriore. Në Grupin E, takohen: Sllovakia – Uellsi dhe Kroacia – Hungaria dhe në Grupin I, takohen: Kazakistani – Qipro, Rusija – Skocia  dhe Belgjika – San Marino. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia