close
Sport

EUROLEAGUE: BARCELONA E MILANO ME PIKË MAKSIMALE

Euroliga

KAMPIONËT NË FUQI ANADOLU EFES KORRËN FITOREN E PARE

Euroliga e basketbollit  ka vazhduar  me  me ndeshjet e  javës së pestë që  janë zhvilluar mbrëmë, ndërsa  dy  skuadrat  që  kryesojnë  renditjen e tabelës Barcelona e Armani Milano  janë të vetmet  që kanë fituar  pikët  maksimale.

Skuadra katalanase  Barcelona ka shënuar  fitore   të thellë ndaj eklipit Zenit st.Petersburg me rezultatin 84-58, ndërsa Milano fitoi në sekondat e fundit mundi  skuadrën franceze Villeurbanne me rezultatin 73-72. Fitoren e parë sezonale korrën turqit e Anadolu Efes, kampionët në fuqi. Në  ndeshjen e  mbrëmshme Anadolu Efes mundi ekipin rusë Unics Kazan me rezultatin 71-68. Tabelën e kryesojnë Barcelona dhe Milano me nga pesë fitore të ndjekur nga  Real Madridi dhe  CSKA Moskë me nga  katër  fitore.

Rezultatet e raundit të pestë të Euroligës së baketbollit

Anadolu Efes – Unics Kazan, 71-68

Zalgiris Kaunas – Bayern Mynih, 73-75

Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos, 77-73

Armani Milano – Villeurbanne, 73-72

Real Madrid – Fenerbahce, 70-69

CSKA Moskë – Olympiacos, 88-82

Crvena Zvezda – Alba Berlin, 63-78

Baskonia Gasteiz – Minaco, 78-66

Barcelona – Zenit st.Petersburg, 84-58/ KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia