close
Bota

EUROPOL OPERACION KUNDËR TRAFIKIMIT TË BARNAVE, 544 PERSONA NËN PRANGA

op3

Në total 544 persona janë arrestuar pas një hetimi 9-mujor nga Europol për trafikimin e barnave të falsifikuara dhe substancave doping. Operacioni u zhvillua në 27 vende, mes të cilave në 20 vende të Europës, ku u zbuluan 5 laboratorë të jashtëligjshëm që prodhonin ilaçe.

Në raport nënvizohet se trafikantët për të rritur fitimet e tyre, shpërndanin kura të rreme anti-covid dhe falsifikonin pajisjeve mjekësore dhe dezinfektues. Ndërkohë grupet kriminale trafikonin substanca dopingu dhe medikamente të ndryshme si ilaçe kundër kancerit, ilaçe për mosfunksionimin e ereksionit, qetësues kundër dhimbjeve, dhe antiviralë.

Më pas, produktet shiteshin online nëpërmjet 283 faqeve në internet. “1 029 faqe interneti të monitoruara. 1 397 çështje gjyqësore të hapura”, thuhet në njoftimin e Europol.

Nga ky aksion janë bërë konfiskime me vlerë 63 milionë euro dhe më shumë se 25 milionë njësi ilaçesh dhe substancash doping. Po kështu janë kryer hetime për 33 grupe të krimit të organizuar dhe në 37 kompani.

Shtetet anëtare të BE-së që morën pjesë në operacion ishin: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Çekia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. Vendet e tjera: Bosnja Hercegovina, Kolumbia, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia