close
Bota

EUROSTAT: PANDEMIA PREK JETËGJATËSINË

67C4C68E-26B3-47F7-B030-879B6E9E91BA

NË BE NDËRPRITET ZGJATJA E SHEKULLIT TË JETËS


Këtë javë, Agjencia Evropiane e Statistikës (EUROSTAT) ka shpallur se pandemia e koronavirusit ka ndërprerë rritjen e pritur shumëvjetare të shekullit të jetës që në shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas të dhënave për vitin 2020, është më e shkurtër kundrejt vitit paraprak.

Ulja më e madhe e shekullit të parashikuar të jetës në momentin e lindjes, në raport me vitin 2019 është regjistruar në Spanjë (1.6 vite më pak), në Bullgari (1.5 vite), pastaj renditen Lituania, Polonia dhe Rumania me 1.4 vite më pak.

Në Slloveni shekulli i pritshëm mesatar i jetës është shkurtuar për një vit, kurse në Kroaci për 0.8 vite.

Nga 30 vende të përfshira në këtë statistikë, vetëm në Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë pritet që shekulli i jetës të jetë më i gjatë përkatësisht për 0.3 dhe 0.1 vit.

Sipas të dhënave të EUROSTATIT për vitin 2020, në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kur është fjala për jetëgjatësinë e parashikuar, meshkujt janë goditur pak më shumë në raport me gratë. Kjo vjen në shprehje sidomos në Bullgari (-1.7 vite), Letoni dhe Poloni (-1.5 vite), si dhe në Spanjë e Rumani (-1.4 vite).

Agjencitë e lajmeve rikujtojnë se në Bashkimin Evropian gjatë disa dekadave të fundit ishte regjistruar zgjatje e shekullit të jetës nga momenti i lindjes. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar në çdo dekadë ishte shënuar një zgjatje e shekullit të jetës mesatarisht për më shumë se dy vjet. Të dhënat e fundit paralajmërojnë se jetëgjatësia e parashikuar gjatë viteve të fundit është shkurtuar në më shumë vende të Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia