Eurozona rrit normat e interesit për herë të parë pas 11 vjetësh

Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë pas 11 vjetëve, teksa tenton të kontrollojë rritjen e inflacionit në Eurozonë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kjo Bankë ka rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind të enjten, dhe planifikon rritje tjera më vonë gjatë vitit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kur normat janë negative (në minus) situata është më e favorshme për qytetarët.

Normat e interesit kan qenë negative prej vitit 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në Bankën Qendrore Evropiane.

Çmimet e konsumit janë rritur në shkallë rekorde, përkatësisht për 8.6 për qind prej qershorit të vitit të kaluar.

Kjo shifër është dy për qind më e madhe sesa parashikimet e bankës.

Disa banka qendrore, përfshirë Bankën e Anglisë, kanë rritur normat e interesit për shkak të rritjes së çmimeve.

Rritja e çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve, ka ndikuar në rritje të inflacionit, duke shtuar presionin tek ekonomitë familjare.

Banka Qendrore Evropiane ka nisur uljen e normave të interesit pas krizës financiare të vitit 2008, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike.

Përgjatë pandemisë së koronavirusit, normat janë ulur në deri -0.5 për qind.

Megjithatë, në fillim të këtij viti, Banka Qendrore Evropiane pati dhënë shenja për rritje, ndonëse ekonomistët kanë pritur rritje për 0.25 për qind.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share