Evropë: Vazhdon vala e të nxehtit dhe beteja kundër zjarreve

SHKENCËTARËT PARALAJMËROJNË – DO TË GODITEMI GJITHNJË E MË SHPESH

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Vala e të nxehtit që këtyre ditëve e ka kapluar Evropën Perëndimore ngadalë po përhapet në jug të kontinentit, por zjarret që kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha në Francë, Spanjë dhe në vende të tjera vazhdojnë të shkatërrojnë botën bimore dhe shtazore. Shkencëtarët e klimës thonë se valë të këtilla të të nxehtit në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shumë, si rezultat i ndryshimeve klimatike, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy zjarre të mëdha në dy lokacione në Francën jugore i kanë detyruar të largohen dhjetëra mijëra banorë, por edhe mysafirë në lokacionet të turistike.

“Do të kalojë kohë e gjatë që natyra përreth të ripërtërihet dhe ta kthejë bukurinë e saj” – tha Matje Zhomen, qendra për shpëtim, Francë.

Zjarrfikësit në Spanjë luftojnë me flakët në më shumë lokacione, që nga Galicia deri në Kosta del Sol. Situatë e ngjajshme është edhe në rrethinën e Athinës në Greqi, ku era e përshpejton përhapjen e zjarrit nëpër pyje. Dje u regjistrua temperatura më e lartë në historinë e Londrës, kryeqyteti britanik – 40 gradë Celzius dhe për këtë arsye edhe trenat kanë udhëtuar me shpejtësi dyfish më të vogël për shkak të mbinxehjes së binarëve. Ekspertët thonë se fatkeqësi të këtilla të natyrore në të ardhmen do të ketë gjithnjë e më shpesh, për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Sipas të dhënave të 10 viteve të fundit, kjo është sinjal se valë të këtilla do të ketë gjithnjë e më shumë, kjo nuk do të ndalet.” – tha Dr.Anela Anger-Kraavi, univerziteti i Kembrixhit.

Ky është paralajmërim që rrezikon shëndetin edhe të personave të shëndetshëm, ndërsa ndodh me ngrohjen mesatare globale prej vetëm 1 gradë, në krahasim me kohën para industrializimit, shtojnë shkencëtarët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share