close
Sport

F1: ZYRTARIZOHET KALENDARI I GARAVE TË MBETURA

75795E99-C036-416F-B1E3-1FA8D9662ACC

Liberty Media, kompania që menaxhon Formula 1, ka bërë me dije kalendarin e garave të mbetura të këtij sezoni. Siç dihet, shumë gara janë detyruar të anullohen për shkak të masave që vendet kanë marrë prej pandemisë Covid-19, duke detyruar rishikimin e kalendarin të garave.

Ajo që bie në sy është reduktimi i garave nga 23, që ishte planifikuar në fillim të sezonit, në 22. Pra, rekordi me 23 gara tashmë mbetet një objektiv për t’u realizuar vitin tjetër. Ky sezon do të vijojë me garat europiane, për t’u spostuar më pas në Amerikë dhe në fund në Lindjen e Mesme. /KlanMacedonia


Kalendari i garave të mbetura (2021)

5 shtator, Holandë

12 shtator, Itali

26 shtator, Rusi

10 tetor, Turqi

24 tetor, Amerikë

7 nëntor, Meksikë

14 nëntor, Brazil

21 nëntor, (Bahrein ose Katar)

5 dhjetor, Arabia Saudite

12 dhjetor, Abu Dhabi

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia