Numër rekord prej 1.4 miliardë mesazheve dhe thirrjeve janë shënuar gjatë natës së vitit të ri përmes WhatsApp, ka njoftuar kompania që është pronë e Facebookut. Shifra është për 50% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Menaxherja teknike e Facebookut, Kejtlin Bamfor, ka konfirmuar se gjatë gjithë vitit kampnia ka shënuar rritje të mesazhe audio, video dhe të shkruara në Tuitter, Instagram dhe Mesenxher, respektivisht në të gjitha rrjetet sociale. Një ndër shkaqet është largësia sociale dhe ndarja e njerëzve për shkak të pandemisë.
Në natën e vitit të ri, është shënuar edhe numër rekord I video-lidhjeve të shfrytëzuesve të Facebookut, me 55 milionë video-thirrje. /KlanMacedonia