close
Rajoni

FAJON: NË SERBI CËNOHEN DEMOKRACIA DHE LIRIA E MEDIAVE

fajoniii

“Situatë e rëndë, vendi në një krizë politike”


Serbia, për momentin, gjendet në një situatë të rëndë rreth zgjedhjeve të përgjithshme dhe në një krizë politike – ka vlerësuar Deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon duke shfaqur shqetësime për shkak të paralajmërimeve për zvogëlimin e pragut zgjedhor nga pesë në tre për qind, pa një konsensus të gjerë politik dhe pa debat publik. Fajon në tekst autorial për revistën serbe NIN ka theksuar se për BE-në shqetësimi kryesor mbeten mediat.

Tanja Fajon, shefe e Delegacionit në Këshillin parlamentar për stabilizim dhe asociim BE-Serbi, thotë se faktet tregojnë se demokracia dhe liria e mediave seriozisht janë të cënuar në Serbi, për shkak se kanalet kombëtare nuk i trajtojnë të barabartë partitë politike, që sipas saj është e papranueshme.

“Gjuha e urrejtjes, gënjeshtrat, manipulimet, madje edhe nga politikanë me ndikim, po rritet në mediat dhe opinionin në Serbi, kurse kjo nuk është diçka që në BE duam ta shohim.”- tha Tanja Fajon, Eurodeputete.

Fajon ka theksuar se partitë në pushtet duhet t’i zbatojnë rekomandimet për zgjedhje të lira e demokratike dhe se pret që autoritetet do t’i respektojnë marrëveshjet dhe do të ketë balancë gjatë raportimeve në fushatën zgjedhore.

“Shpreh keqardhje që tani një pjesë e opozitës ka paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve, kurse jam e shqetësuar për shkak të paralajmërimeve befasuese për zvogëlimin e pragut zgjedhor nga 5% në 3% pa një konsensus të gjerë politik dhe pa debate publike.” –deklaroi deklaroi Tanja Fajon, Eurodeputete.

Fajon në këtë shkrim ka theksuar se Serbia është një aktor i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe vendi më i gatshëm që të jetë anëtarja e ardhshme e BE-së, por që të ndodh kjo, sipas eurodeputetes, vendi duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia