close
Top LajmeVendi

FATI I PSP-së: NUK PËRJASHTOHET TAKIMI ZAEV-MICKOSKI

PSP-logo-780×439

Kryeministri Zoran Zaev nuk është i informuar se si po ecin bisedimet mes grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe për këtë shkak do të takohet sot ministren e drejtësisë, Renata Deskoska, për tu informuar se a ka gjasa që në kohë pushteti dhe opozita të merren vesh për këtë ligj.

“Unë sot do të takohem me ministren e drejtësisë, që njoftohem për punën e grupeve punuese. E di që kemi ide dhe qëllim të caktuar se si të vazhdojmë, qëllimi është të përfundojmë në kohë. Sigurisht që nëse ka përparim në bisedime, kemi marrëveshje që ne liderët e partive të takohemi për ta rrumbullakësuar përfundimisht ligjin.” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Për ligjin duhen 2/3, e Kryeministri dëshiron rqë të ketë konsensus të plotë, kurse në vijë të njëjtë janë edhe 8 deputetet e shkëputur nga VMRO DPMNE-ja. E ambasadori francez, Kristijan Timonie, edhe një herë ua rikujtoi partive rëndësinë e ligjit për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve.

“Pritet që partitë të pajtohen rreth sjelljes së disa ligjeve, si për PPS-në… Nëse tejkalohet edhe kjo çështje, partitë më të mëdha në vend do të tregojnë se kanë kapacitet që për çështje me rëndësi të madhe nacionale të merren vesh.”- deklaroi Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i kumtoi afatet se deri kur partitë duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin, e afati i fundit është fundit është mesi i qershorit, para sjelljes së vendimit të Këshillit Evropian. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia