close
Top LajmeVendi

FATI I PSP-së: ZAEV I GATSHËM TË ULET SËRISH ME MICKOSKIN

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur I gatshëm që sërish të ulet në një tavolinë me liderin e opozitës për Ligjin e Prokurorisë Publike.

Saktë para një muaji filloi seanca e Komisionit për çështje evropiane, ku në rend të ditës ishte edhe Ligji për Prokurorinë Publike, e deri më sot assesi të përfundojë. Për shkak se ligji është me flamur evropian dhe duhet të kalojë me procedurë të shpejt, debati është i kufizuar në vetëm dy ditë pune… Në ditën e parë partitë u dakorduan për 10 amendamente, e deri më sot, nuk arritur marrëveshje për 41 amendamentet tjera.

“Seanca për Ligjin për Prokurori është e hapur dhe pret raportin nga Komisioni. Unë nuk mundem ta vazhdoj atë pikë pa raport të komisionit. Por përsëris, ato janë taktizime të partive politike.” -tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Kryeministri, Zoran Zaev, u bëri thirrje grupeve të punës që të mundohen të gjejnë gjuhë të përbashkët, e sa i përket takimit të liderëve, ai është i gatshëm që sërish të ulet me Mickoskin.

“Unë jam i gatshëm që të ulemi sërish në takim liderësh. Edhe një herë e cek se shtetet anëtare e konfirmojnë se është mirë që garantohet ardhmëria e lëndëve, ajo është shumë e rëndësishme, e me këtë garantohet edhe ardhmëria e vet institucionit, prokurorët vazhdojnë ti udhëheqin këto lëndë. Është e rëndësishme që të sillet ligji me konsensus, mes të gjitha partive që të mundemi edhe më shumë ta garantojmë ardhmërinë e këtyre lëndëve.” –vlerëson Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Edhe pse për ligjin e ri assesi partitë nuk po merren vesh, nëpërmjet ligjit të vjetër për Prokurori, u sigurua ardhmëria e lëndëve të hapura nga Prokuroria Speciale. Lëndët i morri Prokuroria e rregullt, e më pas sërish ua shpërndau prokurorëve të njëjtë që kanë qenë në Speciale. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia