close
Sport

FC BARCELONA: JAVËN E ARDHSHME ZYRTARIZOHET RINOVIMI I DEMBELES

DEmbele

Barcelona do bëjë zyrtare rinovimin e sulmuesit Ousmane Dembele gjatë javës së ardhshme.

Francezi është pjesë kyçe e formacionit bazë të Xavit dhe ka vendosur t’i mbetet besnik skuadrës katalunase.

Gazetari Gerard Romero ka zbuluar se Barcelona synon të kompletojë rinovimin e futbollistit gjatë verës tjetër.

Sipas tij, ishte Dembele që kishte kërkuar nga agjenti duke i thënë “Negocio për të rinovuar”.

Ndërkohë, Manchester United, Liverpool dhe Juventus ishin në garë për transferimin e Dembele./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia