close
Sport

FC BARCELONA: SHKARKOHET TRAJNERI RONALD KOEMAN

Koeman

XAVI KONSIDEROHET FAVORITI PËR TË MARRË POSTIN E TRAJNERIT

Klubi i Barcelonës në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, menjëher pas humbjes nga Rayo Vallecano e ka shkarkuar Ronald Koemanin nga posti i trajnerit. Shkarkimi i trajnerit holandez erdhi si pasoj e rezultateve negative në këtë sezon dhe  sidomos pas humbjes  së fundit nga Rayo Vallecano të mbrëmë me rezultat minimal 1-0.

Barcelona nën drejtimin e Koemanit në La Liga në këtë sezon në 10 ndeshje regjistroi 4 fitore, 3 humbje dhe 3 barazime, duke u renditur e nënta me 15 pikë.

Tani shtrohet pyetja se cila mund të jetë paradhësi i Koeman në  pankinën e nxehtë të skuadrë katalanase . Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar favoritin për të marrë stolin e Barcelonës. Romano përmes një postimi në “Facebook” konfirmoi se Bordi I Barcelonës ka nisë kontaktet me Xavi për  pasues i teknikut holandez.

“Bordi i Barcelonës ka filluar kontaktet me Xavi javë më parë. Bisedimet do të vazhdojnë sot për të kontrolluar situatën me Al-Sadd dhe për të zgjidhur çështjet. Njoftim ende nuk është i pashmangshëm – procesi sapo ka filluar . Xavi dëshiron punë në Barça. Opsioni Sergi Barjuan nëse FCB do t’i duhet një trajner ‘i përkohshë shkroi ai.

Por me siguri se ditët në vijim do jenë vendimtare, ku edhe do mësohet nëse Xavi do e merr postin e trajnerit të Barcelonës apo do të ketë ndonjë emër tjetër. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia