close
Sport

FC SHKUPI: BARAZIM NË KONTROLLUESEN ME OBOLON KYIV

FOTO FC SHKUPI

AKIMI I RADHËS KUNDËR AKHMAT GROZNY


Pas dhjetë ditë përgatitje  intensive në kampin stërvitor të Antalias, klubi i futbollit Shkupi që tanimë drejtohet nga trajneri Hasan Ozer, të hën pas dite kanë zhvilluar  ndeshjen e parë kontrolluese me skuadrën ukrainase  Obolon Kyiv.  Ndeshja në fjalë I shërbeu trajnerit Hasan Ozer  që të testoj  të gjithë  futbollistë që ka në disponim përfshirë këtu edhe përforcimin e fundit mbrojtësin Abdul Rwatubyaye i cili erdhi nga kampionati më i fortë amerikan, nga skuadra e Colorado Rapids

Ndeshja e pare kontrolluese  përfundoi me barazim 2-2, ndërsa autor të golave për Shkupin ishin Ilirid Ademi dhe Jakup Berisha

Ndeshjen e radhës skuadra nga Çairi, FC Shkupi  do ta luanë më 28 janar, kundër ekipit Akhmat Grozny, ndërsa më pas më 31 janar takohet me  ekipin ukrainas FC Lviv dhe kontrolluesja e fundit është me 3 shkurt, kundër ekipit rus, FK Ufa. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia