close
Sport

FC SHKUPI NDAN RRUGËT ME MUHARREM BAJRAMIN

Shkupi-Muharem-Bajrami

Kontratën e nënshkroi për dy vjet, e aventura e tij në klubin e zemrës përfundoi pas 6 muajve.
Ish kapiteni i Shkupit, Muharrem Bajrami u shkarkua nga klubi prej pozitës së trajnerit, vetëm pas 7 gjirove, ku i fitoi katër ndeshje dhe pësoi vetëm dy humbje.

A mund të vlerësohet puna e një trajneri vetëm pas 7 xhirove të para?
Rezultatet janë ato që janë, dhe ato flasin për kohën që unë e kam udhëhequr. Është vetëm java e shtatë, ka për tu luajtur edhe pothuajse 24 xhiro. Kampionati veç se ka filluar. Normal rezultatet flasin që ekipi ka pasur ecuri pozitive.
E nga KF Shkupi i tregojnë arsyet e veta, përse kanë vendosur ti ndajnë rrugët me Bajramin.

Shkarkimi Mukit nuk vjen brenda natës, nuk është stili ynë i punës! Ne në fillim të sezonit kemi bë bashkërisht planin për sezonin e ri dhe ambiciet tona për këtë sezon nuk i kemi mbajtur fshehtas, synojmë kreun e tabelës! Muki është legjenda jonë, kishte kërkuar shansin që të udhëheq me klubin, i’a kemi lejua, por kemi kërkuar prej Mukit që afër vetës të bën një staf me profesionistë të mëdhenj, gjë që nuk e realizoi dhe ne e kemi kërkuar vazhdimisht! Duke i marr parasysh ndeshjet dhe sistemet e lojës, kemi kërkuar prej tij futboll ofensivë, dhe jo futboll defensivë. Humbja me Vardarin dhe humbja me Strugën nuk janë arsyet e vetme, por gjithçka rreth organizmit të lojës deri në ketë gjiro të 7-të.
Kanë reaguar edhe tifo-grupi, “Shvercerat”.

Në ditën e djeshme, gjatë ndeshjes në Strugë, na informuan që kryesia e klubit ka vendosur t’a lirojë nga detyra trajnerin Muharrem Bajrami. Sot në mëngjes e kuptuam që kryesia paska vendosur për reforma brenda klubit, duke shkarkuar nga detyra djem që dhanë dhe japin gjithçka për Shkupin. Ne jemi për reforma, jemi për ndryshime dhe më shumë se ju, duam që Shkupin ta bëjmë kampion. Por a keni ndonjë arsye se pse e larguat Mukin? Apo mendoni që do t’a emëroni ndonjë trajner turk dhe do të bëhemi kampionë? Gjithashtu ju njoftojmë që nuk njohim trajner tjetër përveq Mukit. Kushdo qoftë që vjen nuk do ta pranojmë.

Kanë reaguar edhe shumë ish futbollist të klubit, por më së shumti bie në sy reagimi i ish kapitenit, Suat Zendeli. Koha e heshtjes mori fund, ka shkruar ai. Ai rikujton se u largua edhe Ardian Nuhiu, i cili po vazhdon me lojërat e mira me Dritën e Gjilanit të Evropë. Gjithashtu rikujton se u largua edhe Zekirija Ramadani, që më vonë fitoi dy tituj në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme, Shvercerat do të takohen me kryesinë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia