FC Shkupi në mision të vështirë kundër Shamrock Rovers

Sonte  zhvillohen ndeshjet para të raunduit të tretë kualifikues  në Ligën Evropa. Skuadra nga Çairi,  FC Shkup do të përballet me skuadrën irlandeze Shamrock Rovers  në Dublin.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, FC Shkupi  në prag të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues  të Ligës Europa, kundër Shamrock Rovers mbrëmë ka  zhvilluar séance zyrtare  stërvitore  në “Tallaght Stadium” në Dublin edhe pse  kanë  hasur  në problem  passim avionic ka aterruar  300 kilometar  larg Dublinit  përçka  kanë reaguar drejtuesit e klubit nëpërmjet  rrjeteve  sociale, ku pos tjerash thuhet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një turp i madh ndaj ekipit tonë në Irlandë!

Skuadra jonë po pengohet në një mënyrë kaq të pahijshme, me mashtrime. Pavarësisht buxhetit tonë, ne po përpiqeshim t’i mbanim lojtarët tanë rehat duke rezervuar një aeroplan çarter dhe duke paguar mijëra euro për t’u siguruar që lojtarët tanë mund të arrinin me shëndet të mirë, por qeveria irlandeze nuk e dëgjoi UEFA-n, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, na zbarkoi 300 km larg Dublinit dhe i dha ekipit tonë një trajtim të pamerituar në këtë rrugëtim.. Po kështu, pas ndeshjes do ta kthejë 300 km mbrapa dhe do të fluturojnë prej andej. Fatkeqësisht, kjo nuk i është bërë asnjë ekipi tjetër përveç ekipit të Maqedonisë së Veriut, vetmia jonë është shfaqur sërish teksa përparonim në rrugën evropiane. Lusim Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut që të paktën të organizojmë kthimin sonte në Dublin

Ndeshja Shamrok Rovers – Shkupi, do të nisë në orën 21:00, ndërsa dDrejtësinë  në do ta ndaj  referi  polak  Bartisz Frankowski .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share