close
Sport

FC SHKUPI: PËRGATITJET PËR ARRITJEN E QËLLIMIT

fc shkupi 3

FC SHKUPI: PËRGATITJET PËR ARRITJEN E QËLLIMIT


TË PREMTEN EKIPI UDHËTON NË ANTALIA

 

Kampioni vjeshtor FC Shkupi tani më një javë është duke zhvilluar fazën e parë të pëgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit kështu deri më 15 janar kur do të udhëtojnë në Antalia për të zhvilluar fazën e dytë dhe më të rëndësishme të përgatitjeve. Ekipi të shtunën udhëton në Antalia të Turqisë, ku do të qëndroj deri më 2 shkurt dhe pritet të zhvilloj pesë ndeshje kontrolluese.

 

Trajneri Goce Sedlovski për këtë faze të përgatitjeve u shprehë është i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve përkundër disa vështësive që janë tejkaluar. Ai nga  lojtarët që ka disponim pret që të japin angazhimin maksimal në faze kryesore që do të zhvillohet në Antali dhe se  Shkupi  në fund tëarrin qëllimin e vet.

SEDLOVSKI – TRAJNER I FC SHKUPI

Më e rëndësishmja është se të gjithë janë mire me shëndet, që nuk ka asnjë të lënduar  gjatë një jave që kemi punuar. Shpresoj se kështu do të jetë deri në fund dhe  normalishtë tani fillojmë me at kryesoren  këto dy ditë që jemi në Shkup  dhe pastaj udhëtojmë në Antali  ku do të kemi pë të luajtur disa ndeshje kontrolluese

Ekipi I FC Shkupin deri më tani në radhët e veta  ka angazhuar futbollistin 16-të vjeçar, Omer Sulejman, 19 vjeçarin nga Boreci i Velesit Azer Omeragiq dhe ganezi 20 vjeçar Patrick Mensa. Lojtari i katërt është Besnik Ferati i cili ka qenë i huazuar në ekipin e Akademia Pandev

 

BESNIK FERATI – FUTBOLLIST 

 “Kjo fanellë bardheblu ka vlerë shumë te familja ime te vetja ime. Unë do të japi gjithçka që mundem për këtë fanell në këtë klub ku jam rritur si futbollist dhe për këtë klub do japi gjithçka

 

Ekipi gjatë qëndrimit në Antalia deri më 2 shkurt do të zhvillon edhe pesë ndeshje kontrolluese e para do të zhvillohet më 18 janar kundër ekipit polak  Lech Poznan./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia