close
Vendi

FËMIJË TË ZHYTUR NË MBETURINA NË MES TË SHKUPIT

furkan

INSTITUCIONET ASSESI TË GJEJNË ZGJIDHJE PËR QYTETARËT E PAPËRGJEGJSHËM


Edhe pse me shumë gropa, Rruga “Brigada maqedono-kosovare” dukej kështu… Pa mbeturina.

E ja si duket sot.

E kështu u krijua.

Kjo rrugë është vetëm 4 kilometra prej qendrës së kryeqytetit, e e lidh qendrën me Çairin dhe Shutkën. Nga Komuna e Çairit thonë se rruga është pastruar disa herë dhe janë dënuar disa qytetarë por efekti i dëshiruar nuk po arrihet.

Edhe pse nuk është përgjegjësi e ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale”, drejtori Abdusamed Shabani thotë që disa herë i kanë pastruar këto mbeturina. Madje u kanë ofruar edhe zgjidhje.

ABDUSAMED SHABANI, DREJTOR I NP “HIGJIENA

Njësoj ka qenë situata me deponitë e egra edhe në Komunën e Shutkës, por kryetari i kësaj komune ka gjetur zgjidhje. Ka pastruar deponitë dhe ka vendosur kamera.

KURTO DUDUSH, KRYETAR I KOMUNËS SË SHUTKËS

Vet qytetarët propozonin në rrjete sociale, në takime që duhet të vendosen kamera që të kemi kontrolle se kush po hedh, që të mund ti identifikojmë dhe ti sanksionojmë.

Nga e hëna kanë filluar me xhirim kamerat, dhe të jem i sinqertë, për këto dy-tre ditë, ka shumë përparim aty ku kemi vendosur kamera.

Dudush paralajmëron se do të vendosen kamera edhe në vende tjera që janë problematike.

E deri sa të zgjidhet çështja me mbeturinat në Fushë Topanë, në mungesë të këndeve me lojëra dhe fushave sportive, ky është vendi i vetëm të cilin fëmijët e kësaj lagje mund ta shfrytëzojnë për të lozur. Kjo është edhe një rrezik shtesë për ta. Në këtë deponi të egër hidhet gjithçka, e kjo përbënë rrezik që të përhapet ndonjë sëmundje ngjitëse tek fëmijët dhe banorët e lagjes./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia