close
Sport

FERHAN HASANI PREZANTOHET TEK KF “PARTIZANI”

GJK_0610

“MES TIRANËS E PARTIZANIT, ME REKOMANDIM TË SHOKËVE ZGJODHI KËTË TË FUNDIT”


“Për tek Tirana, Cuculi më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se do të bësh zgjedhjen e gabuar, kështu që zgjidhe Partizanin, jo Tiranën”

E kërkonte Tirana, por pasi foli me shokët e tij, tetovari Ferhan Hasani, vendosi që e ardhmja në Superligën shqiptare do të ishte me Partizanin.

Futbollisti 30-vjeçar u prezantua si një nga blerjet në të rëndësishme të klubit të kuq. Drejtori I Përgjithshëm, Olsi Rama, e konsideron si një afrim të natyrshëm për shkak të cilësive të lojtarit dhe marrëdhënieve njerëzore të krijuara përgjatë bisedimeve, por vetë Hasani është ende I paqartë se cili do të jetë pozicioni I tij në skuadër apo edhe pesha specifike që do të duhej të mbajë mbi shpatulla.

FERHAN HASANI – FUTBOLLIST I KF “PARTIZANI”

“Nuk e kam parë veten se ku do të luaj. Normalisht se do të vendos trajneri se ku do të luaj apo do të luaj. Thash edhe më herët se varet se si do ta marr veten dhe sa do të jap për ekipin dhe pastaj do shohim se si do të shkojnë gjërat”

Megjithëse ka tre muaj pa luajtur, Ferhan Hasani pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin e sulmit tek Partizani. Me eksperiencën e akumuluar tek Shkëndija e Tetovës dhe Brondbi në Danimarkë, ai mund të jetë në rolin e sulmuesit të fshehtë, qendërsulmuesit, madje edhe sulmuesit të krahut të majtë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia